SERBIA PËRHER ARMIKE KUJDESTARE NDAJ KOSOVES!-Shkruan;Sadik Halitjaha, ish zv.Kom, ZOP-it

0

                    Me rastin e veprimit ekspansionist të Presidentit të Serbi Aleksander Vuçiç, i cili në Istagram e fb. publikisht dhe qëllimshëm mbuloj hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë! Me këtë deshi të ju thotë serbeve të vet dhe gjithë botes se Kosova asht Serbi dhe nën sovranitetin e Serbisë! Ndërsa Shqiptarëve me një të mbuluar të hartës me flamur që do të thotë ju gllabërojmë kur duam Kosovën! Ndaj krejt kësaj u bë një reagim i vakët nga lidershipi i Kosovës dhe u kaluar pa dukshëm?! Si që përsëritin në retoriken e zakonshme sikur se ‘’Serbia i banë këto lojëra për konsum të brendshëm’’?! Asgjë ma shumë?! Ne që njohim mirë të kaluarën dhe të tanishmen, e dimë mirë kush ishte, kush asht e do te jetë për ne Serbia ndër shekuj! Serbia kurrë nuk do te i pushon përpjekjet për ta pushtuar Kosovën dhe Shqipërinë qofshim ne të ndarë apo të bashkuar! Ajo do të hekë dorë vetëm kur ne jemi të fuqishëm, atëherë kur e shef të pa mundur! Qëndron përherë maksima e famshme -Përgatitur fort për luftë nëse donë ta evitosh atë! A duhet ndërpre bisedimet dhe dialogun me Serbin mendoj se jo! Sepse sa do luftë të behet duhet prapë të dialogohet, por duhet të mos ndihemi borxhli as fajtor pa qen! Dialogu duhet kushtëzuar, Me ç’do kusht duhet kërkuar garantuese Amerikën. Dialogu bahet për marrëveshje, marrëveshja bahet për të funksionuar e zbatuar. Jo sikur Marrëveshja e deritanishme, liderët tan drejtuan qime që dhjet vjet me serbin deri sa me inferiotetin në sjelljet e tyre Kosovën e shëndruan në fajtore! Me lëshimet që bënin hap pas hapi nga bisedimet teknike,pranimi i fusnotës,pranimi i dialogut politik, Hyrja ne marrëveshje për çështjet e brendshme dhe për ekstra territor fjalitë te të Kishave Ortodokse, duke i shëndrruar ato në kisha sllavo-serbe?! Pastaj për zajednicën serbe në veriun e Kosovës,që do te thotë baras me nderjen pas tre katër vitesh! Po ashtu ndan rishtazi kufirin me Maqedoninë sipas marrëveshjes të viteve nëntëdhjeta në mes Millosheviqit e Gligorovit në kurriz të Kosovës me 25.000 hektar të humbura. Ani ‘’patriotet Vizionar’’ thonin andej e këtej tok shqiptare ska problem?! Pastaj me Malin e Zi në vend se të bëhet (demarkimi) shenjëstrimi i kufirit! Ju ndarë një pjesë e Kosovës ju dha Malit të Zi?! Shumë pak ndryshojnë këto marrëveshje të tanishme me ato të Pashiqit e Ahmet Zogut dhe Esat Pashës!!! Në se këto marrëveshje bëhen si ato, pse duhet të bëhen?! Pra edhe nëse bëhen si Marrëveshja e Konqulit dhe ajo e Ohrit që askush se mori përgjegjësinë e zbatimit, të mos bahen fare! Sa herë shkohet në dialog me Serbin çuditërisht humbim ma shumë! Ujmanin e shtim në marrëveshje! Humben edhe çantë me shumë para e dokumente me vlerë,delegacioni i famshëm me Skënder Hysenin’’ kreshnikun e Kosovës’’ Turp për Kosovën kush na përfaqëson e na copëton ç’do dit pak nga pak! I dashur Populli im,fajet në radhë të par i kemi vet ne shqiptaret që dimë të luftojmë e kur vije liria ja falim dreqit,Na udhëheqin të pa merituarit dhe lakmitaret e karieristët!Të cilët për para e një post i jep të gjitha! Miopët politik e shitësit e vlerave kombëtare,nuk po gjej shprehje mos me ju thanë trathëtar! Por vërtet tradhtojnë në të gjitha rrethanat interesat e popullit e të Atdheut! Faji i dytë Serbia shoviniste ekspansioniste që historikisht i ka rrit territoret në kurriz te trojeve shqiptare, përherë me ndihmën e fqinjëve të cilët murrën pjesë të Atdheut ton. Me ndihmën e Turqisë e të Rusisë Cariste! Tani kur Kreatura artificiale RSFJ u shkatërruar me luftërat e fundit. Serbia prapë u rrit në kurriz të Bosnjës e të Shqiptarëve! Tani kur janë të ndara Republikat e ish-Jugosllavisë të cilat ishin gur i rëndë, pos Serbisë edhe ato ne kurrizin ton dhe i mundësonin sundim të ketë Serbisë mbi ne! Tash është Evropa ajo që na mban me duar lidhur pran kasapit Serbi duke na bllokuar në një geto të pa shembulltë! Evropa e detyruar me hyr në veprimet e NATO-s pas kolonës së tërhequr fuqishëm nga Amerika, e detyruar nga ndikimi i fuqishëm Amerikan të granatojnë e goditin agresorin, çfarosesin, dëbuesin e popullit nga tokat dhe shtepitë e veta duke i vrarë djeg e tertorizuar! Evropa hyri me qëllimet e veta,në njëren an për të qen domosdo në krah me Ameriken. Në tjetrën anë u interesuar dhe përpoq që të kanalizoj ujn në mullirin e Serbis, për hater të Rusisë! spiunuan granatimet si që ishte rasti i majorit francez! I dhanë hapësirë Rusisë të futet deri në Aeroport të Prishtinës për ti balancua e favorizuar në operacionin e nderhyrjes së NATO-s! Ruset u mbuluan nga terri informativ i Europjanve dhe u futen në Aeroportin e Kosovës! Francezet ndan Mitrovicën dhe veriun duke bllokuar urenë dhe duke i urdhëruar helikopterët e vet të sulmojnë UÇK-në të mos kaloj Ibrin! Lidershipi i Kosovës mendojnë urrt e but mos po thejn vez me byth dhe po humbin poste e karriget! Veriun e përdoren për tu pasuruar për mes kontrabandës të siguruar nga Serbia dhe duke ju lejuar pushtet kapove serb të veriut të cilëve ju konvenonte ky biznes i udhëheqjes së Kosoves u pasuruen dy palët dhe kapotë ruanin privilegjet e veriut, të bënin kapital në kurriz të Kosovës! Kapotë bënin ligjin në veri! Kjo gjendje i konvenoj edhe Serbis për të mbajt nën kontroll veriun dhe të ndarë nga Kosova, duke i shantazhuar udhëheqjen e korruptuar të Prishtinës! Kjo gjendje kërkon kujdes dhe angazhim të fuqishëm me Amerikën, Anglinë, Zvicren, Gjermanin, Austrinë ,Izraelin e shtete të tjera që të ju kërkojmë përkrahje ditë e natë! Nëse duam që dijalogu të ket epilog dhe të jet i zbatueshëm ! Nëse duam ta kem të pa prekshme Kosoven duhet ta forcojmë Kosovën ta trefishojmë buxhetin dhe rritjen e ushtrisë. Të kërkojmë ndihmesën e Shqiprisë të jetë prezentë edhe në dialog edhe në terren! Të bashkëpunojmë me Amerikën,Anglinë,Izraelin, Gjermanin,Turqinë në fushën ushtarake, Një ekip i mençur të lobojë ç’do dit e të rrinë në Amerikë përherë në kontakt me senatin Kongresmenet dhe udhëheqjen Amerikane! Këshilli i sigurisë Kombëtare të i ketë planet dhe strategjinë e saktë si duhet të sigurohet Kosova dhe mos të jemi inferiore ndaj Serbisë! Serbia është humbëse nuk duhet të i frikohemi,ajo humbi luftën në Kosovë! Shqipëria,Maqedonia e Mali i zi. në NATO. Kosova të hy sa ma par në partneritet, ndërsa të anëtarësohet brenda dy tre viteve në NATO. Serbia duhet të ndihet e rrethuar nga NATO dhe e gjendur në një kazan që sëmundhet ta ndihmoj as Rusia asë djalli vet! Kështu Kosova e ka gjendjen kur të pa merituarit janë në vendin jo të duhur(në udhëheqje)! Ka pas than i Madhi Enver Hoxha; Liria kur nuk fitohet me forcat vetanake,nuk asht liri e plot! Neve tani na asht varur në qaf Evropa si dikur Republikat e RSFJ-s duke ju bërë Serbisë favore,ne na mbajnë në geton e pa shembullit Europjane! Rroft uniteti i gjithë shqiptarve Rroftë mikja e madhe për gjithmonë Amerika!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *