Serbia po mobilizon forcat-Kosova duhet të  tregohet e gatshme për gjithçka-Shkruan;Qazim THAÇI

                  Lëvizjet  e fundit në  glob, e sidomos tashmë lufta e Rusisë dhe lufta uzurpatore e shpallur ndaj Ukrainës , po i jep një leksion Evropës , sepse  Evropa, deri më tani është treguar mjaft e heshtur, kurse  tashmë  Putini,  kur  po tregon se  ka synime djallëzore ndaj botës demokratike, athua  do ta  bashkojë seriozisht Evropën, apo edhe kësaj radhe  mund të ketë ‘’mollë të kalbur’’brenda  bllokut demokratik. Kjo  gjendje tashmë  shihet haptas  ka reflektuar në  Kosovën   jo të pasur, së pari thuhet se  Trusti u dëmtua  për 90 milionë euro. Kurse  qeveria  Kurti,   miliona ka ndarë  për veriun e Mitrovicës për pagesë të energjisë .Derisa tashmë  Serbia ka  alarmuar  gjithë shtetin, dhe  ka bërë ftesë publike për mobilizim, të  forcave  rezervë, këtë e patë bërë edhe në vitin 1998 dhe 99. Ku pastaj  në  Kosovë  kasapi i Ballkanit Millosheviq, bëri masakrën e madhe   dhe gjenocidin në  Kosovë. Kosova  dihet se është nën protektoratin e  kufijve të jashtëm  nën  mbrojtjen e KFOR-it, por   vendimi i fundit të NATO-së  që të  tërhiqet nga  shtimi i  sanksioneve ndaj  Rusisë,  po shqetëson ata që  ‘’shohim përtej bjeshkës’’.Ngase  kjo edhe   tregon se  Serbia edhe mund të jetë  cytur të  rinisë  edhe një luftë  për Kosovën. Bota demokratike  e tani  edhe qeveria e Kosovës edhe pse deri më tani i treguar neglizhente ndaj SHBA-së duhet të ndërrojë  qasjen dhe  duhet të  jemi  vete zëri dhe  kërkesa e  SHBA-ve në këtë  pjesë  të  Ballkanit të trazuar, përndryshe  duhet se  konfliktet  qojnë drejt  luftës, Kurse  lufta   e Kosovës  padyshim se do të sjellë pikëpyetjet strategjike  e politike  të  vete shqiptarëve. Kjo situatë   duhet  nga liderët  shqiptarë si në; Shqipëri, Kosovë  Maqedoni e Mal të  Zi  të shfrytëzojnë  që  kombi e tani në këto rrethana  në Kosovë  të  përfitojë    që  të inaugurohet në sferën  ndërkombëtare dhe   institucionet  e botës demokratike. Por m me orientim të vetëm nga  SHBA-të. Kosova  është  e vazhdon të mbetet nën llupën e rrezikut nga  pretendimet  uzurpueset ë  Serbisë. Kosova  nuk është ajo e viteve 99, tashmë ka  një forcë ushtarake , ka një polici, një  vetëdije më shumë, por  populli thotë,’’Në zërzele  nuk dihet kush çka bënë….’’…. /qendrapress,com/