Sërish aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një person.
Edhe një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës, teksa mjeku ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete, shkruan Reporteri.net.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, tha për Gazetën Online Reporteri.net se drejtuesi i kamionit u gjet i vdekur.“Në ora 15:40, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete. Policia, prokurori dhe njësi tjera kanë dalë në vend-ngjarje për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin”, tha Krasniqi.Një aksident i tillë ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm, ku si pasojë, një grua ka ndërruar jetë./Reporteri.net/