Sërish numër i lartë i vdekjeve, 20 të vdekur nga Covid për 24 orë
Kosova po kalon ditë kritike si pasojë e përballjes me koronavirusin. Edhe gjatë 24 orëve të fundit numri i vdekjeve është shqetësues. 20 viktima nga ky virus janë shënuar në këtë 24 orësh. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se 20 qytetarë ka vdekur si pasojë e Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 932 qytetarë. IKSHPK njofton se janë bërë 7.384 testime. “932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661. Në total numri i rasteve aktive është 26.525”, thuhet në njoftim.