Sërish tërmet në Shqipëri

Një tërmet tjetër ka goditur Shqipërinë me magnitudë 4.6 të shkallës rihter.
Epiqendra ishte 10 km në verilindje të Lushnjes dhe thellësia e këtij tërmeti ishte 2 kilometra, njofton Insajderi.
Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Ndërkohë EMSC e ka konsideruar këto lëkundje të nivelit 4.