‘’Shadërvani’’ i Prizrenit tani i ngjanë shesheve evropiane u hoqë ‘’merimanga’’ që shëmtonte edhe qiellin.

/Foto;Këto mbeturina e shëmtonin tash e pesë dekada qiellin e ”Shadërvanit”, por tash e tutje kurr me sdo të shihen mbi kokat e vizitorëve/

Punimet që tashmë  janë  në përfundim final në sheshin ‘’Shadërvan’’ të Prizrenit, tani i ngjanë shesheve evropiane .Sepse deri më tani pos kalldrëmit jo të vendosur mirë, e shëmtonin dhjetëra fije linjash elektrike, pastaj të fibrave të ndryshme. Këto  u hoqën  që i ngjanin ‘’merimangave’’ që shëmtonin edhe qiellin .Projekti ndër më të mirët në mesin e shumë projekteve të mira të Komunës së Prizrenit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike është ky projekt. Puna shumë profesionale  që është kryer e po kryhet nga kompania përkatëse, përkushtimi  drejtorit Lamaj dhe personalisht edhe  e kryetarit Totaj, banorëve dhe vizitorëve të shumtë i kanë  ofruar vërtetë një  mrekulli trashëgimore. Në mesin e qindra projekteve  që ka bërë qeveria TOTAJ, ne vendosëm ti veçojmë tri vetëm si simbolikë. E para  kjo e ‘’Shadërvanit’’ të bukur. E dyta, lirimi transitit që krijoi apoteozë  në Prizren, edhe kjo u kry. Dhe treta, ishte një  godinë të ish ndërmarrjes ‘’Liria’’ që i ngjante një  ndërtese të vrazhdë mes rrugë dhe lakonte rrugën ,dhe shëmtonte lokacion, Edhe kjo u krye. Të këtilla projekte ka shumë komuna  por unë i veçova . sepse  këtë ma kanë thënë  shumë vizitorë  e miq  që vijnë në  Prizrenin e trashëgimisë dhe qytetin e bukurisë./www.QendraPress.com/