Shahini: Rritja e çmimit të energjisë, goditje e rëndë ndaj ekonomisë së Kosovës

Kryetari i Aleancë Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka reaguar në lidhje me kërkesën e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë, e ku thonë se ky është një goditje e rëndë ndaj ekonomisë në Kosovë.
Reagimi i plot:
Shrenjtësimi i energjisë – goditje e rëndë ndaj ekonomisë së Kosovës
Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21.3% përbën një goditje të rëndë dhe të papranueshme për ekonominë e Kosovës, bizneset vendore, prodhimin dhe qytetarët, veçanërisht shtresat me të ardhura të ulëta.
Një vendim i tillë do t’i dëmtonte seriozisht bizneset, do të largonte investitorët potencialë dhe do ta shndërronte Kosovën në vendin më të shtrenjtë në rajon për të bërë biznes. Me çmime kaq të larta të energjisë, zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit dhe qëndrueshmëria ekonomike bëhen të pamundura.
Ky është një alarm kombëtar dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.
Nëse një vendim i tillë miratohet, pasojat nuk do t’i bartin vetëm bizneset, por i gjithë vendi dhe çdo qytetar.
Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon që urgjentisht të krijohen institucionet e Kosovës – Kuvendi dhe Qeveria e re – dhe të ndalet kjo goditje e paralajmëruar e ZRRE-së ndaj ekonomisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj