Shaip Kamberi konfirmon se ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë
Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.Këtë e ka konfirmuar vet ai duke thënë se ka arritur të marrë 679 vota.Kjo pas përfundimit të procesit të votimit në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit.Ai tha se tani i ka 13 mijë e 697 vota.“Po, kemi marrë 679 vota që janë të mjaftueshëm për një mandat. Tash i kemi gjithsejt 13 mijë e 697 vota”- tha Kamberi për Klankosova.