Shaqir Totaj, nga vendi ku pushojnë dëshmorët tha ; e nisëm këtu sepse këtu buron liria.

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj I bashkëshoqëruar edhe nga kandidatët që po garojnë për zgjedhjet e e 28 dhjetorit, nga Prizreni sot, e filluan nismën e fushatës elektorale pikërisht me homazhe duke bërë tek Varrezat e Dëshmorëve. Me këtë rast kryetari i komunës së Prizrenit që njëherit është edhe nënkryetar i PDK-së Shaqir Totaj, tha se erdhëm këtu për ta filluar fushatën zgjedhore të 28 Dhjetorit, sepse PDK-ja nga katu e ka gjenezën dhe ne e dijmë se gjaku i Dëshmorëve është baza e lirisë tonë, besojmë se do të dalim fitues sepse na duhet një bashkëpunim i yni me botën e sidomos me SHBA-të tha kryetari Totaj. Pas nderimit tek varrezat e dëshmorëve kurora lulesh u vendosën edhe tek lapidari I lirisë. Derisa kandidatët për kuvendarë vizituan edhe Zyrat e OVL-së ku me këtë rast takuan kryetarin Isa Berisha si dhe kryesinë e shoqatave të dala nga lufta si Xhevit Berisha ,Malush Fanaj etj. ku edhe bashkarisht thanë se vlerat e luftës duhet ti rikujtojmë e nderojmë gjithmonë.Derisa kandidatët :Nait Hasani,Xhemshit Krasniqi,Ramize Shala e Kujtim Gashi thanë se ne kemi pasur një bashkërrugëtim dhe padyshim se neve na duhet të jemi bashkë për të mbrojtuar vlerat e luftës. Edhe kuvendarët tjere si Luljeta Veselaj Gutaj,Fetah Paqarrizi, Jona Hoxhaj,Arianit Çollaku e Afërdita Saramati.