Shaqir Totaj priti, Andreas Wil Gerdes, themelues i lëvizjes MaNaBu – organizatë amerikane jofitimprurëse.

Shaqir Totaj priti  Andreas Wil Gerdes, themelues i lëvizjes MaNaBu – organizatë amerikane jofitimprurëse që ofron mundësi të arritshme për të rinjtë për ta arritur potencialin e plotë përmes aftësive praktike, komunitetit, bashkëpunimit dhe përvojave të jetës jashtë shkollës, i shoqëruar me Arbër Kryeziun, bashkëthemelues i Makerspace Innovation Center Prizren.

Me këtë rast diskutuan mbi mundësitë e punës në distancë për të rinjtë e Prizrenit, në mënyrë që qyteti ynë të pozicionohet si destinacion kryesor në Kosovë për nomadët dixhitalë, duke u mundësuar të rinjve tanë zhvillimin profesional, qasjen në punët botërore dhe pavarësinë ekonomike. Së bashku, u zotuan për fuqizimin e rinisë prizrenase përmes aftësimit dhe ofrimit të mundësive të nevojshme për ndjekjen e ëndrrave nga vendi i tyre, Prizreni./www.QendraPress.com/