Shaqir Totaj, shpreson edhe për një mandat qeverisës.

   Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, në intervistën ekskluzive   mbrëmë në  Rtv ‘’Besa’’ ka folur   për  një  varg projektesh të realizuar që   ai  është koncentruar në ato  projekte madhore  qofshin të infrastrukturës  apo edhe   të arritjeve  tjera, Siç   janë  rregullimi  i infrastrukturës  , pastaj  rezultate  evidente  në organizmin e  koncerteve  të shumta dhe eventeve kulturore, si dhe arritjet   në  Arsim

Por,  ajo që  në  këtë intervistë  ishte  e veçantë  ishte fakti se  ai tha jan,  100 projekte  të  realizuara  më tepër se sa që janë  premtimet  elektorale, këto   projekte kanë ardhur   pasi kemi ardhur ne  qeverisje dhe kemi arritur të  evidentojmë e  rastet  e nevojshme  për të   kryer  projekte  të  caktuara.

Kurse tani  me pasi jemi në këtë  vit zgjedhor  ai pohoi se do te   jete kandidat  për  kryetar  komune  dhe  beson se  edhe  një mandat do te jete  ne qeverisjen lokale për ti realizuar shume  projekte  ,madhore si ;teleferikun ,bazenin olimpik, dhe mbi te  gjitha  parkingjet  e domosdoshme që i duhen  Prizrenit.