ShBA dënon ashpër sulmet në veri: Autorët do të mbajnë përgjegjësi para ligjit
Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas vrasjes dhe plagosjes së policëve në Veri mëngjesin e hareshëm të ditës së sotme.Në një deklaratë të lëshuar, thuhet se ShBA dënojnë me ashpërsi sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës,.Aty potencohet se Policia e Kosovës ushtron mandatin e saj bazuar në ligj.“Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reaguesi i parë ndaj situatave emergjente dhe krizave. E vlerësojmë si të duhur koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë dhe Forcës së Kosovës të NATO-s (KFOR), thuhet ndër të tjera në deklaratë.Në reagimin e ambasadës thuhet po ashtu se kryerësit e kësaj vepre do të dalin para drejtësisë.Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, 24 shtator. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reaguesi i parë ndaj situatave emergjente dhe krizave. E vlerësojmë si të duhur koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë dhe Forcës së Kosovës të NATO-s (KFOR),Jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të japin llogari dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të pushojnë menjëherë sulmet e tyre.Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh ngushëllime të thella pas vdekjes së rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës. Gjithashtu përcjell urimet e mia për shërim sa më të shpejtë për dy oficerët e plagosur.