ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO
Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë kanë dëshmuar se e konsiderojnë Kosovën si aleat besnik të tyre, pasi kanë shprehur haptazi përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, nga ku njoftuan se zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, ka përkrahur haptazi misionin e Kosovës për anëtarësim.“Edhe një herë ShBA, si ndër partnerët e ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës, përmes përkrahjes së shprehur haptazi nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, rreth iniciativës sonë për t’u bërë anëtar të programit të Partneritetit për Paqe, si hap iniciues drejt anëtarësimit në NATO, po e dëshmon se Kosova konsiderohet partner i besueshëm i ShBA-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, përcjell Reporteri.net. “Rruga jonë është e pashkëputshme nga aleatët tanë, rrugëtimi ynë është i drejtë ngase ndajmë të njëjtat vlera të demokracisë, paqes dhe stabilitetit për të cilat dhe angazhohemi.Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin dhe aleancën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në, dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.”Kujtojmë se nga 30 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 27 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Reporteri.net/.