Shefi i deputetëve të LDK-së tha se në vjeshtë duhet të ketë një situatë të re në vend, dhe kjo qeveri të mos vazhdojë.

Shefi i Grupit Parlamentare i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria Kurti karakterizohet nga korrupsioni dhe paaftësia.Ai ka folur para medieve pas mbylljes së sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.Gashi tha se seanca e sotme u mbyll në mënyrë jodemokratike, për t’i ikur debatit rreth skandaleve të Qeverisë.Shefi i deputetëve të LDK-së tha se në vjeshtë duhet të ketë një situatë të re në vend, dhe kjo qeveri të mos vazhdojë.“Sesioni pranveror përfundoi sot me turp, ashtu siç filloi ky sesion dhe kjo qeverisje karakterizohet nga paaftësia dhe jo vetëm, nga kapja e shtetit, shkeljet kushtetuese, me skandale si ato me vajin, apo skandali “Zdravo” me korrupsion masiv dhe mbi të gjitha si qeverisje e shkeljeve kushtetuese. Kosova nuk mundet dhe nuk duhet me e përballu një qeverisje të tillë. Andaj ne presim që në vjeshtë të kemi një situatë krejt të re dhe kjo qeveri të mos vazhdojë. Mënyra si u mbyll seanca sot është një shkelje procedurale e po ashtu edhe demokratike”, u shpreh ai.I pyetur nëse LDK do ta mbështesë mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë, Gashi tha se mbetet të shihet nëse do të ketë vullnet për këtë edhe nga deputetë brenda koalicionit qeverisës, për shkak se opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm.“Kosova nuk mundet në vazhdu në shtator me këtë qeveri, me këto skandale, nuk mundet me vazhdu me një qeveri e cila në vazhdimësi bën shkelje kushtetuese, një qeveri që në mentalitet e ka antikushtetueshmërinë.“Ky mentalitet, kjo sjellje, kjo shkallë e kapjes së shtetit, kjo shkalle e prishjes së marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë është e papërballueshme për Kosovën. Por, do të shohim a do të ketë vullnet edhe nga deputetët e LVV-së në vjeshtë për ta rrëzuar këtë qeveri sepse pa ata deputetë nuk mund të ndodhë rrëzimi i qeverisë”, ka thënë Gashi.