Shefi i EULEX-it: Liria e të shprehurit duhet siguruar në çdo nivel qeveritar
/Foto marrë nga fb/
Shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka folur edhe rreth rastit të Klan Kosovës.Barbano tha se misioni që ai drejton e ka parë këtë situatë mjaft brengosëse.“Liria e të shprehurit dhe komunikimi duhet të sigurohen në çdo nivel qeveritar. Mirëpresim një zgjidhje të favorshme, lidhur me këtë çështje”, tha ai në Klan Kosova.tvNdërkaq të enjten, Gjykata Komerciale e ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyer vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit.
Në arsyetimin e Komerciales, thuhet si vijon:
”I. APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve”.”II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”.Këtij lajmi përveç menaxhmentit dhe punëtorëve të Klanit, i janë gëzuar edhe shumë organizata dhe personalitete.