Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dënon kërcënimet ndaj deputetëve Prishtinë,

0

                                          Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, dënon gjuhën e urrejtjes dhe fyrjeve e linçimeve të militantëve të dhunshëm në rrjetet sociale. Rasti i fundit i kërcënimit të deputetes së PDK-së Ganimete Musliu pas debateve në seanca parlamentare, tregon se fjala e lirë në vend është e kërcënuar dhe kjo është alarmante. Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve publike ka ardhur në krye të institucioneve, sot është përgjegjës për kërcënimin e demokracisë dhe shprehjes së mendimit të lirë. Ftojmë Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht dhe çdo sulmues ta sjellin para drejtësisë. Pavarësisht çdo lloj sulmi e kërcënimi, deputetët e PDK-së dhe të gjitha organet e partisë do të vazhdojnë të denoncojnë çdo aferë korruptive të pushtetit aktual. PDK fton edhe mediat dhe qytetarët që mos të bien pre e asnjë kërcënimi për ta shprehur mendimin e tyre, ndërsa institucionet e rendit dhe drejtësisë janë të obliguara që në përputhje me Kushtetutën e ligjet, të garantojnë fjalën e lirë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *