Shefi i OKB’së ende beson se s’do të ketë luftë në mes të Rusisë dhe Ukrainës
Kombet e Bashkuara nuk kanë plane për të evakuuar më shumë se 1600 punonjës të saj nga Ukraina. Komentet i bëri, Stephane Dujarric, zëdhënës i OKB’së.Sipas Dujarric, Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres, bisedoi veçmas, këtë të hënë me ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës, Sergei Lavrov dhe Smytro Kuleba, dhe se ai “ende beson se s’do të ketë konflikt”.“Ai mirëpriti diskutimet e vazhdueshme diplomatike për të zbutur tensionet dhe nënvizoi faktin se nuk ka alternativë ndaj diplomacisë”, tha Dujarric.