Shefi i OSBE-së: Pezullimi i certifikatës së Klanit thellon shqetësimin, besojmë që KPM do të mbrojë lirinë e medias

Kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas vendimit të MINT, për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit.Davenport ka thënë se një vendim i tillë e thellon shqetësimin e OSBE-së.Ai ka shprehur besimin e tij se KPM në diskutimet e tij do të respektojë përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë dhe pluralizmin e medias në Kosovë.