Shëndetësia ende pa udhëheqës, opozita nuk beson në figurën e ministrit të ardhshëm

Janë bërë gati një muaj e gjysmë prej që Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa udhëheqës.Në krye të këtij dikasteri si ushtruese detyre u vë përsëri Dafina Gexha me 7 tetor kur postin e ministrit e la, Rifat Latifi.Gexha një post të tillë e kishte pasur edhe gjatë viti të kaluar pasi që Arben Vitia ishte dorëhequr për ti hyrë garës komunale.E mos emërimi i një ministri të ri edhe pas gati një muaj e gjysmë, në këtë sektor kaq jetikë po konsiderohet mjaft shqetësuese nga Shoqata e Pacientëve, shtuar faktin e gjendjes tejet të rënduar aktualisht.“Konsiderojmë se është shumë e rëndësishëm që qeveria të marr hapa të shpejtë, të caktojë një ministër të ri i cili do të ushtronte kompetencat e ministrit, sepse jemi në gjysmën e mandatit dhe është shumë e vështirë që problemet që ekzistojnë në sektor të zgjidhen për një kohë kaq të shkurtër”, tregon Besim Kodra nga PRAK.Ndërkaq, për ish ministrin e Shëndetësisë, tani deputet, Armend Zemaj pavarësisht se kush vjen në këtë post rezultate pozitive zor që do të ketë./klankosova