Shënimin e ditës së  tokës, Hidroregjioni Jugor” e shënoi, me një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe edukative.

                  Shënimin e ditës së  tokës, sot, Hidroregjioni Jugor” në Prizren  e shënoi, me një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe edukative me qëllim të rritjes së vetëdijes për rëndësinë e ujit të pijshëm, mbrojtjen e burimeve ujore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave. Aktivitetet përfshinë vizita të organizuara për nxënësit e shkollave fillore, prezantime profesionale nga ekspertët e kompanisë, si dhe njohjen nga afër me proceset e trajtimit të ujërave të zeza dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Fillimist në orët e mëngjesit  u mirëpriten  nxënës të Shkollës “Hysen Rexhepi” , para objektit të Administratës qendrore në Prizren, ku  iu ba prezantimi i shkurtër mbi rolin dhe aktivitetin e kompanisë në shërbim të qytetarëve , për të  vazhduar ,me vizitën e nxënësve të Shkollës “Fadil Hisari” në hapësirën ekspozuese në Galeria 1 – Shatërvan  Aktivitete informuese dhe edukative mbi rëndësinë e ruajtjes së ujit dhe mbrojtjes së mjedisit . U vizitua  edhe  Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza ku u bë edhe  prezantimi nga zyrtarët dhe ekspertët e kompanisë lidhur me procesin e trajtimit të ujërave të zeza dhe  rëndësinë e trajtimit për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik .Pastaj  rreth sfidave dhe investimet në sektorin e ujërave . Po kështu u mbajtë  një bashkëbisedim me nxënësit dhe shpërndarja e materialeve informuese  e ku më këtë rast  zëdhënsja e kompanisë  Nderona  Kurtj  tha se  sot, kemi pasur e do të  kemi një  vistër aktvitetesh në  këtë ditë të  shënuar të  tokës dhe pastaj  vazhdoi.

Ajo njëherit tha se presim  edhe vizita e nxënësve të Shkollës “Avdyl Frashëri”  • Organizimi i aktiviteteve edukative dhe ndërvepruese të përshtatura për moshat e reja ,Vizita do të zhvillohet në grupe, për shkak të numrit të madh të nxënësve  e kjo bëhët me të  vetmin qëllim të bëhet rritja e vetëdijes për rëndësinë e ujit si burim jetik . Njëherit  edhe edukimi i gjeneratave të reja për përdorimin racional të ujit bashkë më promovimin e praktikave të qëndrueshme në menaxhimin e ujërave dhe f uqizimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit.