Shënohet 25 vjetori i operacionit të lavdishëm ” Shigjeta” ,gjeneral Zyrapi,evokoi pjesë të kësaj lavdie.
Dita e sotme tuboi qis qindra veteran[ të Kosovës e Shqipërisë Luginës së Preshevës dhe nga Maqedonia e Veriut për të rikujtuar 25 vjetorin e opresionit të lavdishëm të operacionit ’’ Shigjeta’’ . Fillimisht rikujtimi i kësaj date filloi më nderime tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, Kompleksin e dëshmorëve në Gorozhup sikurse edhe në Lapidarin e dëshmorëve në Kushnin të Hasit ku bënë homazhe dhe vunë buqeta lulesh. Në këtë përvjetor të rëndësishëm të lavdisë së UÇLK_së ishte stafi komandues në krye me gjeneralin Bislim Zyrapi ishte edhe delegacioni ushtarakëve nga Shqipëria , por edhe delegacioni i veteranëve nga Kroacia në krye me gjeneralin Bajan. Ceremonia qendrore u mbajt në shtëpinë e kulturës në Gjonaj të Hasit. Fjalën kryesore të kësaj ceremonie e mbajtën gjeneral Bislim Zyrapi komandant i këtij operacioni sikurse edhe ish zëv.ministri i mbrojtjes së asaj kohe z.Fatmir Limaj – Komandant Çeliku. Të pranishmit i përshëndeti edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit z.Kujtim Gashi. U ndanë mirënjohje për dëshmorët e kombit, luftëtarët qe ndërruan jetë pas vitit 1999 – Post Mortum, sikurse edhe për eprorët që përgatiten luftëtarët e lirisë dhe ndihmuan luftën e UÇK-së .Operacioi ‘’Shigjeta’mbetet njëri nga projektet shumë të rëndësishme për çlirimin e Kosovës,. Gjeneral Bislim Zyrapi, edhe njëherë rikujtoi se fal operacionit ‘’Shigjeta’’ dhe organizimit profesional të këtij operacioni liria e Kosovës dhe fal NATO-së erdhi liria të cilën tashmë e gëzojmë. Në fund me një pikë muzikore u paraqitë me këngë atdhetarie rapsodi dhe komandanti Zenel Zekolli./www.QendraPress.com/