Shfaqja e forcave speciale gjatë bastisjes së zyrave të OVL-UÇK ,të shpërfaqte pamjen më eklatante të një vendi ku sundon dhuna Shkruan:Bashkim Hoxha, analist politikë
Bastisjet e zyrave të OVL-UÇK’së dhe arrestinet (kindapimet) e drejtuesve të saj, qenë një spektakël mediatik tërësisht i panevojshëm që shërbeu vetëm sa për të shkaktuar ndjenjën e mosbesimit dhe pasigurisë-te kategori të caktuara sociale në Kosovë. Janë të pakuptimta sjelljet e këtij lloji ndaj palës bashkëpunuese, në këtë rast ndaj shqiptarëve, ndaj një shoqërie që më shumë se çdokush tjetër është e interesuar për ta vendosur drejtësinë në vendin e saj. Veprimet e dhomave të specializuara të gjykatës sikur kanë marrur një lloj trajte zvetënuese që më së paku dëshmojnë besueshmëri. Shkuarja me forca të armatosura deri në dhëmbë në zyrat e OVL-UÇK’së, për të kryer bastisje dhe arrestime të këtij lloji e me qëllime intimiduese ishte një aksion që në asnjë element nuk mund të justifikohet . Pa dashur të tërheqë paralele, këto forma na i kujtojnë ngjarjet të kohëve të shkuara. Jemi shoqëri me të kaluar të dhimbshme, qytetarët tanë janë të ndjeshëm e për pasojë lehtësisht të lëndueshëm pas përballjes me skena të këtilla. Qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare sikur nuk i kanë marrë asnjëherë parasysh këto situata, dhe, jo vetëm tani. Tash e njëzet vjet nuk është pasur qasje ndaj shoqërisë sonë ashtu siç do të duhej pasur ndaj një shoqërie të traumatizuar që përballet jetën pos-traumatike. Trajtimi tillë ndaj asaj pjese të njerëzve të cilit në çdo kohë do t’i përgjigjeshin çdo lloj ftese të drejtësisë, përbën aktin më absurd e me tendencë prishjeje imazhi të Kosovës, gjë që më së shumti iu intereson qarqeve jo dashamirëse të shtetit të Kosovës. Shfaqja e forcave speciale gjatë bastisjes së zyrave të OVL-UÇK sikur kishte për qëllim të shpërfaqte pamjen tërheqëse në trajtën më eklatante të një vendi ku sundon dhuna dhe banditizmi, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Secili ish-ushtar i UÇK’së deri më tani, me sa dihet, ka qenë korrekt kur janë dërguar ftesat e i janë përgjigjur të gjithë. Atëherë me se justifikohet gjithë ai demonstrim force, gjithë ai shou , gjithë ajo pamje qesharake … e inskenuar prej speciales dhe aplikuar prej EULEX-it. Misioni i dështuar i Eulexit, me theks drejtësinë, nuk mund të zëvendësohet me këto akte të papranueshme . Këto manovra përbëjnë absurdin më komik të destinuar për dështim. Paaftësia për të vënë në binarët e saj drejtësinë përkitazi me atë çfarë në të vërtetë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, sikur u tentua të shpërfaqet me anë të këtyre sjelljeve aspak korrekte kundrejt një shoqërie që po vuan pasojat e plagëve në trup, e që megjithatë është mjaft sinjifikative për kredibilitetin e vet dhomave të specializuara/qendrapress.com/