SHFMU’’ Emin Duraku’’ shënoi 69 vjetorin e  punës

                  Mësimdhënës dhe nxënës e mysafirë të shumë  e ka  shënuar  ,me një program të pasur kulturo-artistik para shumë prindërve dhe zyrtarëve nga institucione të shumta  69 vjetorin  SHFMU “Emin Duraku” nga Prizreni.Me këtë rast u ndan  mirënjohje dhe lëvdata për nxënës, mësimdhënës, punëtor ndihmës dhe mësimdhënës të ndjerë postmortum. Para të pranishmēve me fjalë rasti përveq drejtorit të shkollës ma.sc.Rrahim Bekteshi u paraqiten drejtoresha e DKA-së Luljeta Veselaj-Gutaj dhe eksperti i arsimit prof.dr.Xhavit Rexhaj. Fillimisht drejtori i kësja shkolle Rrahim Bektashi tha ‘’

Dija është drita kundrejt errësirës, është paqja ndaj luftës, është shpresa ndaj dëshpërimit, është kura ndaj sëmundjes… dhe në fund është vetë jeta që na rrethon. Sepse pa dijen asnjë nga disiplinat shkencore, artistike, sportive, rekreative nuk do të ishin formuar.

E shkolla është vetë dija. Në shkollë ditë për ditë, mbi sfida e vështirësi, përmes një pune plot përkushtim e parime formësohet mjeku i së ardhmes, inxhinieri, administratori, arkitekti, piktori, ushtari e sa e sa të tjerë.

Shkolla ‘’Emin Duraku’’ është një nga ato vatrat e dijes e cila tash e gjashtëdhjetë e nëntë vite profesionin edukativ e ka transformuar në një mision të udhëhequr nga vizioni, profesionalizmi dhe dedikimi i pashembullt. Prandaj jemi mbledhur këtu sot, për të shënuar gjashtëdhjetë e nëntë vjetorin e themelimit të një prej shkollave më të dalluara në Komunën e Prizrenit dhe më gjerë. Ne sot jemi duke shënuar këtë ditë të rëndësishme për shkollën tonë, e cila më së miri udhëhiqet nga parimet e Komenskit apo të atyre pas tij, shkollë e cila ngërthen në vete një korpus ushtarësh të dijeve dhe talenteve të cilët do të jenë vizionarë të së ardhmes së secilit prej nesh.

Që nga hera e fundit kur u shfaqëm në këtë skenë para një viti të plotë, shkolla jonë ka qenë aktivisht e angazhuar në sfera të ndryshme, duke mbajtur me krenari piedestalin e shkollës model që ajo përfaqëson.

Në vazhdën e këtij angazhimi jehonë e drejtë iu bë formimit të Ekipit Mobil që në hapje të vitit shkollor 2023/2024, i cili intensivisht ndihmoi prindërit për të aplikuar në procesin e rimburisimit të të hollave për blerjen e librave, një organizim i vetëm i llojit të tij. E të njejtës rrymë produktive dhe inovative ishte krijimi i Ekipit për Rritjen e Cilësisë dhe angazhimi i stafit mësimdhënës në mbajtjen e orëve të mësimit plotësues në përpjekje për të ndërmarrë hapa konkret për rritjen e cilësisë së arsimit. Të gjithë mësimdhënësit, pa kompenzim shtesë, në mënyrë të organizuar dhe të planifikuar edhe sot akoma angazhohen pas orarit mësimor që t’i japin një shtytje pozitive përpjekjeve të nxënësve për ngritje arsimore.

Kurse me këtë rast  drejtoresha e Arsimit në  Prizren Luljeta Veselaj Gutaj  duke uruar  këtë përvjetor  ka theksuar se arsimi është  domosdoshmëri e  një teto siç  është  Kosova

Prof.dr.Xhavit Rexhaj zyrtar i lartë  i Ministrisë së Arsimit me këtë rast  ka  falënderuar  suksesin kësaj shkolle dhe ka  folur për shkollat e Kosovës  nëpër  gjithë  historikun e sukseseve

Nxënësit kishin përgatitur në  program të pasur artstik për të pranishmit. Po ashtu  kjo shkollë   organizoi edhe  dyert e hapura   për  të  gjithë me rastin e 69 vjetorin e punës së kësaj shkolle.  /www.QendraPress.com/