SHFMU’’Lekë Dukagjini’’ndanë mirënjohje për më meritorët e kësaj shkolle.

Në përmbyllje të vitit shkollor 2024-2025, Drejtoria e shkollës falënderoi institucione publike, Organizata joqeveritare, prindër, mësimdhënës dhe punëtorë teknikë; për përmbushjen e objektivit kryesor të Planit Zhvillimor të Shkollës i cili ka qenë realizimi i projekteve me institucione e organizata si dhe përfshirja e prindërve në sistemin arsimor.
Falë këtyre bashkëpunimeve janë realizuar shumë aktivitete të cilat kanë ngritur cilësinë e procesit mësimor si dhe kanë krijuar një mjedis të sigurt, miqësor e atraktiv në shkollë.
Duke shpresuar se këto bashkëpunime do të shtohen e forcohen edhe më tej, me përulësi në emër të drejtorisë, mësimdhënësve dhe nxënësve ju themi: Faleminderit tha drejtoresha Vlora Karavidaj, tani edhe zyrtare lartë e DKA-së në Prizren./QendraPress/