Shi e shkarkime rrufesh –  moti sot e nesër

sinjali fb Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme për disa ditë të ardhshme. Sipas IHMK-së, kjo situatë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu. “Do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit