Shifrat që tregojnë se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn për 7 muaj bëri pazare 11.8 milionë me Kosovën

                      Kompania GEN, këshilltar i të cilës u raportua së është ambasadori Martin Berisha, gjatë gjithë vitit të kaluar ka bërë pazare milionëshe me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Gazeta Infokus ka publikuar fakte të tjera të pazareve të Kosovës me kompaninë GEN me seli në Beograd, e cila u raportua se është e lidhur me ambasadorin, Martin Berishaj.

Kjo kompani me seli në Beograd, e përfolur që është në pronësi të oligarkëve serb të njohur edhe si mafia energjetike e Ballkanit, nuk e ka pasur aspak problem që të blej energjinë e prodhuar në Kosovë. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=23412277&v=2.1&guid=dc8deb213b2c4f09a38e17483546b9c92a9bf1357ff645d4b068089a56b0dec9

Pasi u publikuan dokumente, javën e kaluar, se kjo kompani i ka shitur Kosovës rreth 4.2 milionë euro energji elektrike për vetëm dy muaj, dhjetor 2021 dhe janar 2022, para këto të dhëna të cilat ishin nga Qeveria e Kosovës për tejkalimin e krizës energjetike, GEN me seli në Beograd dhe Shkup, po del se ka qarkulluar edhe dhjetëra miliona euro të tjera nga blerja e energjisë së prodhuar në termocentralet e KEK në Obiliq.

Sipas raporteve të tregtimit të energjisë që ka siguruar Gazeta Infokus, për periudhën 1 qershor deri me 31 dhjetor 2021, GEN ka qenë një ndër blerësit kryesor të energjisë elektrike dhe atë me çmime super të lira.

Pazari i KEK-ut me kompaninë GEN kap shifrën prej 11.8 milionë euro vetëm për periudhën 7 mujore të vitit 2021.

Nga totali i eksportit për këtë vit qe ka qenë 58 milionë euro, vetëm kjo kompani ka marr rreth 12 milionë euro apo 20 % të nga totali i shitjes.

Skandali shpërtheu javën e kaluar në televizionin Slloven, Planet TV, që e lidh ambasadorin e Kosovës, Martin Berishaj me kompaninë GEN.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE