SHKA” Agimi” nga Prizreni, përkujton artisten Leze Spaqi-Qena
Kryesia dhe anëtarë të SHKA “Agimi” nga Prizreni sot, në shenjë respekti vizituan varrezat ne Prishtinës për të pëkujtuar ish anëtarën e kësaj shoqërie artisten një ndër anëtaret e para femër të devotshmen e artit Leze Spaqi-Qena.
Delegacioni SHKA “AGIMI” kryesohej nga Kadri Skeja, veteran i shoqërisë dhe nga një grup i anëtarëve aktiv të Shoqërisë “Agimi” e cila jo vetëm në këtë rast, por në shumë raste asnjëherë nuk i anashkalon ish anëtarët e vetë.
Leze Qena që nga ditët e para të SHKA “AGIMI” ishte aktive në seksionin dramatik, tha Kadri Skeja,e me vonë kaloi ne Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Ajo edhe mburrej gjithnjë dhe thoshte se ishte anëtare e AGIMI-t , andaj ne sot, erdhëm për ta kujtuar dhe nderuar Ambasadoren tonë, tha me këtë rast Kadri Skeja.
Në shoqërim të këtij delegacioni ishin edhe shumë anëtarë të tjerë si dhe anëtarë të Kryesisë si: Liman Asllani, Salajdin Krasniqi,Berat Batiu,Gëzim Sertollaj dhe pjese e grupit të kësaj shoqërie/qendrapress.com/