SHKA “AGIMI”NË SHENJË KUJTIMI KUJTON ZEF KRASNIQIN
Me pikëllim të thellë morëm lajmin se ditë më parë ndërroj jetë anëtarit i devotshëm i SHKA “AGIMI” të Prizrenit, Zef Kolë Krasniqi. Ai ishte njeri ndër anëtaret e kësaj shoqëri që nga themelimi.
Zef Kolë Krasniqi u lind më 1 mars 1929 në Prizren.
Për herë të parë filloi të punojë në Shtypshkronjën e Shkodrës. Në ndërkohë kthehet në Prizren dhe në fillim punon në librari dhe më pas në shtypshkronjën e Prizrenit.
Karrierën e tij të mësimdhënësit e fillon në Kamenicë për të vazhduar në trevën e Opojës. Pas disa viteve punë në mësimdhënie në fshatrat e Opojës, emërohet mësues në Prizren.
Pas një kohe, Zefin e gjejmë folës në Radio Prishtinë.
Pasi nevoja për kuadro të arsimit ishte e madhe, Zefi kthehet në Prizren dhe punon arsimtar i gjuhës frënge e më vonë profesor i gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme të Muzikës.
Karrierën e tij në punën arsimore e përfundon inspektor i arsimit për lëndën e Gjuhës shqipe.
Në emër të Kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të SHKA “AGIMI”, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën mësimdhënësin, artdashësin dhe njeriun e urtë, i cili shkoj në jetën e amshuar.
Kontributi i tij në SHKA “AGIMI” do të jetë i paharruar.
Ndërroj jetë më 6 korrik 2020 dhe u varros më 7 korrik 2020 në Prizren.
U prefsh në paqe Zef Kolë Krasniqi!
Prizren, 16 korrik 2020 Nga SHKA “AGIMI”