SHKA’’Agimi’’ përkujtoi njeriun e veprave dhe punëve humanitare Sylejman Dapko
Sot , në mjediset SHKA’’Agimi’’ në Prizren u mbajt një tubim përkujtimore për njeriun shumë veprave madhore e humanitare Sylejman Dapko apo siç e quajtën shumica e folësve të sotëm bacën . Nënën intonimin e Himneve kombëtare dhe të Kosovë filloi sot tubimi përkujtimor, ku moderatori Berat Batiu foli me emocione lidhur me figurën e Bacës Sylë, Derisa për figurën dhe personalitetin e Sylejman Dapko foli miku i tij i përditshëm sa ishte gjallë ai Kadri Skeja. Po kështu edhe shoku i bashkërrugëtimit të tij dr Orhan Kubati foli për figurën e Sylejman Dapkos ku tha se mua sa të jem gjallë do të jetojë kujtimi për Sylën sepse ai ishte grumbulluesi i shoqërisë tonë.
Edhe shkrimtari Tyrhan Spahiu rikujtoi Bacën Sylë
Flautistja Kaltrina Krasniqi interpretoi dy pika muzikore Në këtë tubim përkujtimor morën pjesë edhe kryetari i degës së LDK-së Driton Selmanaj, Afrim Tejeci shokë miq të bacës Sylë..Kurse vepra dhe jeta e tij më tepër u dha përmes intervistave që ai i kishte bërë gjatë jetës së tij për angazhimet sukseset dhe sfidat e jetës së tij dhënë televizioneve lokale në Prizren