SHKA’’Agimi’’në Prizren, të dielën organizon përkujtimin e 70 vjetorit të vdekjes së atdhetarit Ibrahim Fehmiu.
Kryesia e SHKA’’Agimi’’në Prizren, të dielën në ora 11.o0 organizon përkujtimin e 70 vjetorit të vdekjes së atdhetarit Ibrahim Fehmiu. Ky përvjetor shënohet në Prizren për shkak të kërkesës së familjes Kush ishte Ibrahim Fehmiu?
Ibrahim Fehmiu u lind me (25 nëntor 1892, Gjakovë – 1951, Prizren) aktivist i arsimit në gjuhen shqipe, shqiptarë nga Kosova. Ibrahimi mësimet e para i mori në mejtepin (kolegj) e Xhamisë së Gërçarve, në vendlindje. Këto mësime i zgjeroi në mejtepin e “Halil Efendisë”, ku mësues i parë i tij ishte Hafiz Ymer Guta një aktivist i gjeneratës së më hershme Mësimet e larta mbi shkencat dhe formimin human i mori në Shkup, në shkollën e njohur të kohës në rajonë, “Dar-ul Mualiminë”. Kjo shkollë ishte një qendër e edukimit në të cilën kishin kaluar një pjesë e mirë e aktivistëve të kohës së fundit të Perandorisë Osmane, të cilët me ndryshimin e sistemit të shkollimit shërbyen si mësues e arsimtarë nëpër shkollat shqipe në këtë rajon. Në këtë shkollë, Ibrahimi ndër shokët e tij dallohej për disiplinën e tij, dhe për mirënjohjet që shkolla i jepte. Më 1912, diplomon dhe kthehet në vendlindje ku vetë angazhohet në disa veprimtari për arsimimin e popullit në frymën kombëtare. Në anën tjetër, Këshilli i Bashkësisë Islame asaj kohe në Gjakovë e cakton imam, hoxhë, mësues e predikues në “Xhaminë e Gërçarve”. Këtu gjatë ushtrimit të veprimtarisë fetare vije në dukje ushtrimi i sajë në gjuhën shqipe si dhe nxitja e besimtarëve për ta kultivuar gjuhën e tyre. Kjo ishte një veprimtari që nuk shi Veprimtaria fetare edukative arsimore e Ibrahimit vazhdon edhe në kohën e njohur si “Koha e Austrohungarit” gjegjësisht nga viti 1916-1918 kur u themelua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Me krijimin e kësaj mbretëria, rikthehet përndekja e aktivistëve të përhapjes së edukatës në gjuhën amëtare dhe si pasojë e sajë shumica e tyre detyrohen që veprimtarin e tyre ta zhvillojnë në Shqipëri. Aty përpos angazhimit në veprimtarit e profesionit të tij, ndihmon edhe administratën vendase deri në vitin 1929. Një vit pas shpalljes si mbretni të shtetit shqiptar, Ibrahimi këthehet në Kosovë dhe vendoset në Gjakovë. Aty tashnë i njohur për aktivitete e tija të më parshme arrestohet dhe dënohet, më 1929 (deri më 1931) burgoset në Valevë dhe syrgjynoset në Sarajevë. Aty jeton deri më 1939 ku familja e tij shtohet edhe për tre djemë. Si pasojë e valës sl re të zhvillimeve politiko-shoqërore në Ballkan, më 1939 shpërngulet në Shkodër. Aty jeton me familjen deri në vitin 1941, kur vendoset në Prizren. Më 1944, tashmë si veteran i përhapjes së edukimit në gjuhen amtare, edhe nga ana e sistemit të ri sundues në Kosovë, sistemit të komunistëve, shihej po ashtu si armik i tij dhe në këtë frymë edhe burgoset. Një muaj pas lëshimit nga burgimi i tij i fundit, më 19 dhjetor 1951, ndërron jetë në Prizren. Gjatë përcjellës së funeralit të tij në Prizren, nga ana e popullit të mbledhur nga vise të ndryshme shqiptare, u cilësua si patriot, edukatorë e mësues, mbrojtës idealit të kombit të lirë shqiptar. Trupi i pa jetë i tij u mbulua me flamurin kombëtar edhe pse një veprim i tillë për shkak të sistemit sundues nuk ishte i lejuar./qendrapress.com/