Shkelzen,kur jam ballë për ballë teje,pa fajin tim ju kërkoj falje!-Shkruan; Prof.Rexhep N. Krasniqi, ish komandant i UÇK-së
Unë ne ditën e përballjes me forcat ushtarake serbe,te “Pika Arrës”ne kryqëzimin Retijë-Opterushë -Samadrazhë,takova prindërit Tuaj,babën dhe nenën ,kishin ardhur për te vizituar Ty! Meqë ishit brigade tjetër unë s’e dija qe Ju ishit plagosur dhe ishit ne spital ne Pagarushë!
Rrobat qe u kishin sjelle familja i morra ,t ua dorëzoja unë!
Kishte luftime ,prindërit ti ktheva per Pz
Pasi situata luftarake u qetësua,shkova ne vendbanimin Tuaj për ti sjelle rrobat!
Roja me tha,Shkelzeni është i plagosur ne spitalin e Pagarushës!
U shtanga,pike gjaku s me ngeli ne trup!Si nuk e dija ,qe prinderit Tuaj ti nisja per Pagarushë!
Morra ,Xhavit Gashin me makine dhe ne oret e vona te natës ,porosinë e prindërve ta solla!
Ishe rende,nuk ndeja shume!
Prape ,mua me rastisi ta merrja lajmin funeber ,te vija t iu merja te përjetësuar ne Pagarushë!
Morrem kamion dhe arkivol,se bashku me Xhavitin,pas mesnate u nisem per Pagarushe!
Ne mes rruge me një kamionetë ishin duke te sjellë ne Retijë!
Kthehemi dhe ne,ne qendër te fshatit,te kaluam ne arkivol,dikush se prishi gjumin ballin t ua përkëdhele!
Ty i përjetësuar ne arkivol,unë Xhavit Gashi me automatike,deri sa hoxha thirri ezanin e sabahut ishim bashke, ne xhaminë e fsh Krushë e Madhe!
Ne vazhduam per ne pozicione luftarake,Dikush qe i takonte , se prishi gjumin morri pjese ne varrim!
Kërkoj falje bashkëluftëtar deri ne amshim dhe Juve baca Shaban,babe i Shkelzenit,qe pa fajin t im nuk u takuat për here te fundit se gjalli,ne ditën e luftimeve e unë nuk e e dija se Shkelzeni ishte ne spital!
I përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit!
/www.QendraPress.com/