Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re,
DKRS në Prizren ka arritur të bëjë një varg projektesh në interes të rinisë dhe sportistëve , Së fundi edhe në Shkollën Fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit.
Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina tha se kjo fushë do të shërbejë si hapësirë e rëndësishme për lojëra sportive.
“Fusha do të shërbejë si hapësirë e rëndësishme për lojëra sportive, trajnime dhe ndeshje, duke e bërë kështu më cilësore kohën e lirë të nxënësve dhe duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive të tyre sportive”, tha Morina.
“Jo vetëm nxënësit e shkollës, por edhe komuniteti lokal dhe sportistët në përgjithësi do të përfitojnë nga kjo fushë e re e sportit që krijon mundësi të reja për aktivitete sportive”, theksoi ai.
Kurse ai për ‘’QendraPress’ tregon edhe për fushat sportive, që jnë në has e Zhur, pastaj për qendrës Sportive shtëpinë e kulturës e kështu me radhë./QendraPress.com/