Shkolla duhet filluar, por në nje mënyrë tjeter e se si, le ta vlerësojne ekspertët

0

Pas disa debateve zyrtare  të shprehura, a  duhet  të hapen shkollat në  shtator  për nxënës,  apo si e shihni rrugën me të drejtë për fillimin e  vitit shkollor?     Dr. Xhevat Elezkurtaj, drejtor I QKMF në  Prizren,pohon;-“ Situata epidemiologjike është e njejtë në gjithë regjionin prandaj  në do hapen apo jo shkollat në shatator duhet marrë mostra nga shtetet fqinje .

       Meqenëse ekipa jonë hulumtuese e formuar ne kuader të QKMF do të bëjë depistimin e kategorive të caktuara të popullates duke filluar nga disa qerdhe dhe klasa të para ,të pesta dhe të nënta do te kemi një pasqyrë reale se sa është e imunizuar kjo kategeri e popullatës.

       Mutacionet që po ndodhin në vetë virusin na sinjalizojnë se edhe fëmijët janë të prekur dhe bartës te këtij virusi edhe pse me pasqyre klinike të varfer.

      Mënyra klasike e vijimit të fëmijëve në shkollë do të duhej pas një analize nga ana exspertëve shëndetësor ,pedagogëve dhe menaxherëve të arsimit të ndryshojë.

          Shkolla do duhej të jetë mirë e organizuar ,jo vetëm në aspektin  pedagogjik, por edhe në aspektin e sigurisë se shëndetit të tyre.Duhet analizuar kapacitete fizike të obkekteve shkollore në mënyre që ti përmbahemi rregullave dhe këshillave mjekësore.

Unë mendojë se shkolla do duhej të shtyhet deri në tetor, ose nëntor  dhe gjatë asaj kohe institucionet shtetërore do duhej gjetur modele me të përshtatesheme të vijueshmërisë së fëmijëve ne shkolla.

Përveq bartjes së maskave dhe dezinfektuesëve personal që duhet pasur  çdo fëmijë paralelet fizike në fund të ditës do duhej ti nënshtrohen dezinfektimit të përditeshëm. Mësuesit duhet të trajnohen urgjent për të marrë  elementet e domosdoshme të dijes për njohejen e shenjave të sëmundejes në mënyrë që ata së bashku me prindërit të bëhen leva bashkëpunuese me Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Fëmijët tanë janë të bukur dhe ne dëshirojmë që ata të jenë edhe  të shëndeteshëm dhe të dijeshem  në mënyrë që edhe  drita e diturisë përpara të na shpie.

Shkolla duhet filluar, por në nje mënyrë tjeter e se si, le ta vlerësojne ekspertët./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *