Shkolla e fshatit Gorozhup të Hasit nuk ofron kushte për mësim
Shkolla fillore në Gorozhup të Hasit po përballet me probleme infrastrukturore pasi ambientet e brendshme të kësaj shkolle po krijojnë lagështirë, duke mos krijuar kushte optimale për zhvillimin normal të mësimit. Në këtë shkollë nuk është intervenuar që nga ndërtimi i saj në vitin 2000.Fshati Gorozhup i Hasit shtrihet menjëherë poshtë malit të Pashtrikut , në zonën kufitare me Shqipërinë. Në këtë fshat funksionin shkolla fillore, ku vijojnë mësimin nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën .Ndonëse shkolla ka ngrohje qendrore , dritaret e vjetruara dhe infrastruktura e dobët bën që ambienti të mos nxehet dhe në klasa të krijohet lagështi e myk .“Lagështirë ka vallahi, i veshim fëmijët dhe nuk guxojnë mu zhvesh hiq se ftohtë, po tutemi se po ftohen e përditë të doktori po duhet me i qu”, shprehet Remzije Tejec , prind nga Gorozhupi.Shkolla është ndërtuar menjëherë pas luftës, nga një donacion i qytetit Bingen të Gjermanisë , të binjakëzuar me Prizrenin .Drejtori i shkollës, Halil Shehu, shpreson që këtë vit të përfundojë restaurimi i shkollës .“Dritaret janë të materialit të aluminit , janë të ndërtuara që në vitin 2000 dhe nuk është bërë ndërhyrje në to . Për arsye se janë vjetruar , uji depërton në to , sidomos në pjesën jugore . Unë e kam bërë këtë vit kërkesën për nyjet sanitare dhe dritaret “, thotë drejtori Shehu për RTK-nëNga drejtoria komunale e arsimit në Prizren thonë se janë të njoftuar me këtë problem nga afër, por sipas tyre, buxheti i drejtorisë është i pamjaftueshëm.” Nëse nuk do të ndodhë diçka arrijmë ndonjë marrëveshje për mbështetje financiare me organizata të ndryshme atëherë me rishikim të buxhetit , do të bëjmë përpjekje që të ndërhyjmë tek kjo shkollë”, thotë Luljeta Veseli Gutaj – Drejtoreshë e DKA-së.Megjithatë, përfaqësues të opozitës thonë se është e domosdoshme të intervenohet në këtë shkollë.” Prej atëherë megjithëse ka numër të vogël të nxënësve , ka mbet pa një përkujdesje do të thotë kanë kaluar mbi 20 vite , dhe sigurisht që ka nevojë të intervenohet aq më tepër që është në një zonë kufitare”, thotë Haziz Hodaj nga LDK-ja. RTK