Shkolla e Mushnikovës pasurohet me kabinet informatikë dhuratë nga KFOR-i Italia
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot morri pjesë në shpërndarjen e kompjuterëve dhe të llaptopëve të dhuruar nga KFOR-i Italian, për nxënësit e shkollës në fshatin Mushnikovë ku me këtë rast u pritë nga drejtori i shkollës Sedat Bajrami dhe stafi i shkollës. Falënderime për këtë investim dhe për këtë kabinet ka bërë vetë drejtori i shkollës duke ofruar edhe historikun e shollës. Kurse kryetari i komunës tha se falënderime për këtë kabinet ka për KFOR-in italian, por ai tha se këtu duhet falënderuar edhe angazhimin e drejtorit të shkollës i cili mundohet të krijojnë ambiente sa më të mira .Kurse ne si komunë do të shohim që këtë shkollë të ndihmojmë në të ardhmen. Kurse edhe komandanti i KFORit italian tha se ne kemi dëshira të ndihmojë të ardhmen këtij vendi duke ndihmuar fëmijët e Kosovës që ata ta kenë një buzëqeshje me shumë. Inserte Mësimdhënësi Rejhan Smaili nga shkolla e Mushnikovës .pohoi se ky kabinet do të ndihmojë shumë procesin mësimor sidomos lëndën e informatikës. Edhe nxënësja e klasës së nëntë Edina Rama pohoi se ne kemi pasur mungesë të komjuterëve dhe tani këta komjuterë do të na ndihmojnë që të kemi një mësim më të aktivë tha ajo. Shkolla e Mushnikovës është ndër shkollat që procesin mësimor e vazhdojnë në gjuhën shqipe dhe është ndër shkollat më të mëdha në Luginën e Lumbardhit