Shkolla “ Hysen REXHEPI”, me  program të pasur artistik shënoi  Festën e 17 shkurtit.

        Shkolla “ Hysen REXHEPI”, me një  program të pasur artistik, dje   në mjediset e  UPZ, së shënoi  Festën e 17 shkurtit. Kjo është njëra nga shkollat më të mëdha në  qytetin e  Prizrenit. Fillimisht të pranishmit i ka përshëdetur drejtoresha,Lumnije Rakaj, e cila tha se kjo ditë si e sotmja, bashkon zemrat dhe vlerat më të larta të arsimit, lirisë dhe atdhedashurisë.Pastaj ajo ka  folur për rolin dhe rëndësinë që e ka Pavarësia e Kosovës, Sepse kjo datë  është ndër  datat më të rëndësishme  për Kosovën. Ajo më tej përgëzoi nxënësit dhe mësimdhënësit për punën e përbashkët cilësore në mësimnxënie dhe mësimdhënie.Po kështu ajo nuk ka kursyer edhe falenderimet për  mësimdhënës  e nxënës  për përgatitjen e këtij programi ka kaq  përkushtim.

Programi në fjalë  është datë shumë e rëndësishme, sepse përkon më  rënien e  Heroit  të Kosovës, Hysen Rexhepi emrin e  të cilët me krenari e mbanë sot shkolla.Përderisa nxënës  e mësimdhënës   të shkollës  e kishin përgaditur në  program të lartë  e me cilësi , si dhe përkushtim të madh.