Shkolla ’’Motrat Qiriazi’ sot, ka shënuar dy festa bashkë Ditën e shkollës dhe për urimin e sallës së edukatës fizike

0

                      Në 56 vjetorin e themelimit të shkollës “Motrat Qiriazi”, nxënësve të kësaj shkolle iu dhurua një sallë tërësisht e rinovuar sportive e cila i përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e talenteve të tyre sportive. Shkolla Fillore e Mesme e Ultë’’Motrat Qiriazi’ sot, ka pasur dy festa bashkë ka shënuar 56 vjetorin e punës së suksesshme si shkollë, dhe nxënësit e kësaj shkolle dhe mësimdhënësit patën edhe një gëzim tjetër përurimin e sallës së edukatës fizike të re. Ku këtë gëzim sot pos kolektivit dhe prindërve e ndanë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi duke përuruar sallën e edukatës fizike dhe duke marrë pjesë në ceremoninë e 56 vjetorit të themelimit të shkollës ,Me këtë rast kryetari Haskuka tha se sot kjo shkollë po shënon dy festa bashkë, 56 vjetorin e shkollës e njëherit këtu inauguruam edhe sallën e re të edukatës fizike, tashmë këtu nxënësit kanë kushtet shumë të mira, Por këtu ka pasur edhe investime të tjera dhe ngadalë po ia kthejmë kësaj vatre namin e dikurshëm,sepse nga kjo shkollë kanë dalë emrat të respektuar të jetës shoqërore tha Haskuka.  Drejtoresha e Arsimit Xhemile Vezgishi tha se tani jemi këtu në këto dz festa dhe ajo që dua të urojë është fakti se nga këtu urojmë të dalin shumë emra të njohur siç ishin morat Qiriazi.. Kurse investimet e sallës në këtë shkollë janë investim i Ministrisë së Arsimit tha ajo.  Drejtori i kësaj shkolle Sedat Shkurti, ka folur për numrin e madh të nxënësve të kësaj shkolle që janë mbi 1500 dhe tha se besojmë do të arrijmë ta ndajmë kohën ashtu siç duhet që nxënësit në këtë sallë të kenë qasje dhe mundësi të barabartë për aktivitet dhe orë të edukatës fizike. Edhe nxënëset e kësaj shkolle si si Erëzana dhe Hermesa u shprehen plotë gëzim se këtu do të kenë mundësinë të zhvillojë orën e edukatës fizike dhe ta argëtohen me sporte që ato o adhurojnë. Inserte Përderisa Drejtori Shkurti tha se ne pos nxënësve në këtë sallë do të mundohemi që të ju krijojmë kushte edhe Klubit të karatesë ‘’Komandant Drini’’ pasi që ata këtu me kohë kanë kryer ushtrimet, këtë bëjmë në nderim të emrit ët komandant tha ai.Pas kësaj nxënësit shfaqën një program të pasur artistik të përgatitur sot më rastin e këtyre dy festave bashkë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *