Shkolla politike e Kurtit! –Shkruan:Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës
Tërheqja e qeverisë nga qëndrimet e vendimet e veta përmes të cilave e ka mbajtur peng Kosovën dhe një gjendje tensioni duke e ngritur kurben e gjykimit deri te një mundësi sulmi ushtarake e lufte në veri, pra një psikoze lufte te qytetarët, me mbajtjen e isos diplomatike të dështakëve të BE siç janë ndërmjetësit Borel e Lajcak, po rezulton të jetë ajo çfarë kam paralajmëruar para datës 26 Maj, se strukturat kriminale në Serbi “do ta bartin zjarrin e pakënaqësisë kundër regjimit të Vuciqit në Serbi, në Kosovë”. Pasi ndodhi 26 Maji, kam gjykuar se kjo po bëhet në shërbim të Vuciqit, për ta shpëtuar nga revolta qytetare e rrëzimit nga pushteti me pasoja, por edhe për skenarin që kisha paralajmëruar me 26 Shkurt, një ditë para marrëveshjes së Brukselit dhe kumulativisht asaj të Ohrit për “autonominë territoriale, ppolitike e kulturorre të komunave serbe në Veri me një “Republikë Autonome Serbe” të hapur edhe për vendbanimet ku dominojnë serbet në brendi të territorit dhe për objektet e kultit, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit dhe kalimit të pronësisë ortodokse shqiptare në pronësi të shteti dhe kishës serbe përkatësisht ruse dhe sinodit me seli në Dedinje të Serbisë. Pra tani u tërhoq kjo qeveri dhe çështja shtrohet se, për ti plotësuar kushtet e deeskalimit që i vendosi BE dhe e kërkuan edhe vetë përfaqësuesi i SHBA, nuk kishte ndonjë mospërputhje kushtetuese e ligjore. Por, çështja shtarohet se, cilat nga kushtet që vuri Kryeministri u plotësuan? A u arrit të legjitimohen mandatet e kryetarëve të zgjedhur ne proces te rregullt ne Veri, që po i mbanë si Oso Kukën ngujuat në kullat e komunave, siç po i quan KM shqiptarë? A u krijuan kushtet për zgjedhje me pjesëmarrje të serbëve dhe mos impakt të Vuciqit e Serbis? A u dëbuan apo arrestuan kriminelët, që i shpalli edhe organizatat terroriste, pra a u dëbuan terroristët, për të krijuar në ambient të sigurte për të mbajtur zgjedhje? A ja kërkoi këtë kusht ta plotësojnë ata që e kanë mandatin ta bëjnë këtë PUN dhe QUINT? Çka përfitojë Kosova nga e tërë kjo maskaradë politikë e kryeneçësisë së Kurtit? – vet izolim – prishje raportesh me partnerët ndërkombëtarë; – acarim raportesh dhe refuzim i takimit të nikoqirit të Procesit të Berlinit për koordinim; – sanksione ndërkombëtarë, me theks nga vendet që vetë na ndihmuan të çlirohemi dhe bëhemi shtet. – sanksione nga SHBA dhe masa duke përjashtuar forcën në “Defender Europe 23”, dhe mos certifikimin e kapaciteteve ushtarake në personel, pajisje e armatime të Ushtrisë se Kosovës, duke e dëmtuar sistemin e mbrojtës e sigurisë; – sanksione nga gjermania janë pa kufizime sektoriale; – një mori sanksionesh që pritet të eskalojnë me kohën dhe ecurinë e procesit politik; Pra politika e veprimit të pakoordinuar dhe me “Jurish” është “shkollë politike” e njohur për ne që kemi përjetuar sundimin e regjimit të Milloshevicit. Kjo “shkollë politike” që po përfaqëson Albin Kurit, është shkolla e njëjtë politike, me atë të Miloshevicit. Por, me një dallim që duhet ta bëjmë. Kurti deklaron në një video incizim me zë se: “Milloshevici i realizoj të gjitha objektivat e veta kombëtare, duke u përplasur me Bashkësinë Ndërkombëtare”. Me tej shton Kurti, “Kjo ishte shansi jonë”! Çështja shtrohet, po me përplasjen në vazhdimësi që kur është në politikë e me theks në qeverisje, që po shkakton Kurti me Bashkësinë Ndërkombëtare, cilat objektiva i realizoi dhe kujt po i krijon shanse? Kujt tjetër përveç Serbis dhe Rusis, e armiqve të Kosovës, askujt tjetër! Modeli i udhëheqjes së Vuçiqit e Kurtit, është i njohur për ata që kanë memorie politike dhe politikës i çasen si shkencë. Me filozofi, metodologji veprimi, retorikë e doktrina nacional shoviniste, ka ardhur e përfunduar, duke lënë pasoja të pa rikuperueshme, për vrnfin e popullin e tj që e ka përkrahur verbërisht nga nacional shovinizmi, edhe Millosheviçi. Pra, edhe ky (Albini) në fund, pranoi çdo gjë, sikur ai dikur, që rezistonte një kohë të shkurtër ndaj ndërmjetësve diplomatik ndërkombëtarë dhe më pas bënte çfarë i thuhej. Por, duke bartur edhe konsekuencat e veprimeve të veta nga krenaria e kryeneçësia, meqë mangësitë psiko-shëndetësore nuk mund e as nuk guxohej ti vihen në pah. Pikërisht njëjtë veproi edhe ky, me të vetmin qëllim krijimin e rrethanave imponuese për të pranuar “Zajednicen, gjë që shihet nga deklarimet e tij, kur dha “zotimin për realizim të Marrëveshjes së Ohrit”, që do të thotë pranim i “zajednices” bazuar në “Statutin e Beogradit”. Krejt kjo lojë bëhet për ta “shpëtuar fytyrën”, sikur se Millosheviqi dikur, që thoshte në fund “po detyrohem të veproj”. Edhe Kryeministri ynë, pritet të dalë tani me deklaratën që, “Për hir të paqes e bëra! Fitoj paqja! Askush nuk ka humbur, pos paqes që u fitua, e me të fituam të gjithë”! Ajo çka përbën shqetësim real është droja se Kryeministri ashtu si shumë herë tjera për këto tre vite qeverisje, edhe kësaj radhe mund të teriqet nga vendimmarrja dhe me ketë do ta vë shtetin në rrezik. Një tërheqje e Kryeministrit përball presionit të bandave kriminale serbe në Veri dhe Vuciqit në Beograd, do të imponoj rrezikun e tërheqjes së Policisë prej komunave si “Zubin potok”, Albanik, etj. vërejtje me masa sanksionuese ndaj Kosovës, për mos harmonizim sinkronizues të veprimeve politike me PUN, e QUINT. Ky është një karton shumë me rrezik për Kosovën. Kjo mbështetje diplomatike ndaj Vuciqit do të nxis trazira në rajon, si dhe mund të pritet që gjatë javës në vazhdim serbet do ngritën në revolta për ta hendikepuar procesin e përmbylljes së Pavarësisë. Me tërheqjen e tij personale urojmë që Kryeministri të mos u bëj presion kryetarëve të sapo zgjedhur që të tërhiqen nga postet drejtuese të fituara me votën e qytetarëve që votuan në zgjedhjet e dekretuara me shumë patriotizëm patetik nga vet presidentja e vendit. Deklarimet e Kryeministrit, kjartë lënë të kuptohet se arsyeja e dërgimit të Policisë në Veri, nuk ishte zbatimi i ligjshmërisë siç kisha gjykuar me të drejtë se është nevojë imediate për Veriu e Kosovës, por qëllimi i vërtetë nga deklarimet e sotme është: implementimi i “zajednices” muajt në vijim, më së largu deri në fund të vitit, si dhe paraqitja e saj, si një akt patriotik i shpëtimit të Kosovës, në stilin “u arrit më e mira e mundshme; u sanuan pasojat e qeverive të kaluara”. Përkundër faktit se pikërisht tendenca për devijim përmes reformatimit, nga marrëveshjet e arritura ndërkombëtare me garancinë e SHBA, është rrënimi juridik e kushtetues i Kosovës.