Shkolla që po bënë emër me angazhim maksimal ‘’Mati Logoreci’ sot shënoi 64 vjetorin e punës  me shumë suksese.

   Shkolla që po bënë emër me angazhim maksimal ‘’Mati Logoreci’ sot shënoi 64 vjetorin e punës  me shumë suksese, falë kolektivit tl kësaj shkolle e  po kështu edhe  drejtorit Mrs, Hilmi Rexhaj.

Shkolla e Mesme e Ultë ‘’Mati Logoreci’’ në  Prizren sot, ka shënuar  64 Vjetorin e punës   së kësaj shkolle e cila e mbanë emrin e  mësuesit të parë  të Shkollës Shqipe në Prizren. Mati Llogoreci 7 shkurt 1941ndërroi jetë ishte, gjuhëtar, historian, mësues, veprimtar i Rilindjes, nismëtar për hapjen e shkollës së parë shqipe në Prizren. Mati Logoreci, lindi në Shkodër më 10 shkurt 1867. Në moshë të re punoi si shegert në shoqërinë tregtare të familjes së vjetër shkodrane Parruca, emigruar prej kohe në Itali, që e dërgoi si llogaritar në Trieste. Atje, krahas punës, kreu edhe shkollën për mësues. Si u diploma, u kthye menjëherë në Shqipëri dhe  u merua mësuesi i parë në  Prizren. Fillimisht   në  shënimin e  64 Vetorin e sotëm të kësaj shkolle drejtori i kësaj shkolle magjistër Hilmi Rexhaj ka folur  për suksesin e kësaj shkolle që ka treguar tash e 64 vite, Ai me këtë rast ka folur edhe për projekte  infrastrukturore të kësaj shkolle

Këtë përvjetor sot,e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe  drejtoresha e Arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj  dhe  zyrtari i lartë  i DKA-së  Reshit Kushaj, ku me këtë rast Drejtoresha  Luljeta Veselaj Gutaj, ka  uruar këtë përvjetor të punës  dhe ka kumtuar edhe lajmin e mirë se  këtë vit  kjo shkollë do të  ketë renovim të tërësishëm  për të krijuar kushte sa më  të mira  për  mësimdhënësit dhe nxënësit. Po sot, këta nxënës  hapën edhe ekspozitën e shkollës me punime   jashtëzakonisht  të bukura ku prof Enver Hoxhaj,piktor dhe mësimdhënës në këtë shkollë  pohoi se këtu ka nxënës shumë talent sidomos në  art. Kurse  po sot, ka dalë edhe  revistat e shkollës’’Dritë e Diturisë’’ e cila  ka  punime  të shumat të nxënësve, Kurse nxënësit  me këtë rast kishin përgatitur një program të pasur me këngë e valle në tri gjuhë në shqip, turqishte  boshnjakishtë./QendraPress/