Shkollat dhe çerdhet fillojnë punën

0

                               Sot do të fillojë procesi mësimor në shkolla dhe çerdhe, ku 20 do të jetë maksimumi i nxënësve të lejuar në klasë.Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se 95% e mësuesve janë vaksinuar, derisa 65% kanë marrë dhe dozën e dytë.“Vaksinimi, respektimi i masave si dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet përfshirë edhe prindërit, do të na mundësojë një vit të suksesshëm shkollor”, shkroi Nagavci.

Postimi i plotë i saj:

Nesër fillon viti i ri shkollor.Gjatë gjithë kësaj kohe, kam vizituar shumë shkolla dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues shkollash, mësues e prindër. Ndonëse situata me pandeminë na ka sjellë në një gjendje të vështirë e me shumë sfida, janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor.Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor.Kjo është mënyra më e mirë për të vënë pandeminë nën kontroll, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.Mësuesit e drejtuesit e shkollave kanë shumë punë e përgjegjësi, por jam e bindur se angazhimi dhe kujdesi i tyre nuk do të mungojë. Vaksinimi, respektimi i masave si dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet përfshirë edhe prindërit, do të na mundësojë një vit të suksesshëm shkollor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *