Shkollat e Prizrenit, të  gjitha në grevë pohojnë këshilli grevist i SBASHK-ut

                               Sot  me  1  shtator në  qytetin e Prizrenit nën udhëheqjen e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura  të  arsimit dhe sindikatave  të administratës  dhe  institucioneve publike kanë hyrë në grevë deri në afat të pacaktuar,tregon kryetarja e Këshillit Grevistë  komunal e SBASHK-ut  Hyrije  Hoti. Ajo tregon se në plotëni   grevës i janë përgjigjur të  gjitha shkollat pos tentativës së  pesë  kujdestar klase në Shkollën Teknikë 11 Marsi, ku edhe ata nuk kanë pasur sukses. Çerdhet, shkollat fillore, shkollat e mesme sot  kanë  bërë  grevë ata po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj.Ne fillimisht  kemi  qëndruar  në Shkollën Fillore ‘’Mati Logoreci’’  aty  kemi  pa se  i gjithë stafi  arsimor ishin në grevë, drejtori i kësaj shkolle  Skender Ferati tregon se me kohe  janë hapur dyert  e shkollës por   ska pasur  mësimdhënës  as nxënës të mjaftueshëm. Kurse kryetari i këshillit grevist  mësimdhënësi  Quni tregon se të  gjithë  janë në grevë. Po kështu Gjimnazi’’Gjon Buzuku’’  ishte në grevë  dhe kryetari i këshillit grevistë Sabit  Hoxha tregon se  gjimnazi sot  ishte në grevë. Njësoj  edhe  shkolla fillore’’Mustafa Bakija’’ sot ishin në grevë  ku mësimdhënësi  Haki Gutaj tregonte  i  gjithë stafi  pedagogjik janë në  grevë,

Derisa Drejtoresha e DKAS  në  Prizren Liljeta Veselaj Gutaj sot  përmes  faqes  elektronike  të sajë  ka  uruar prindër e nxënës

Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës

Sot do të duhej me festë të filloi viti i ri shkollor. Sinqerisht do të doja të shihja një situatë ideale ku të drejtat e nxënësve dhe të mësimdhënësve të respektohen dinjitetshëm, të përkrahur maksimalisht nga të gjitha autoritetet qeveritare. Arsimi do të duhej të ishte prioritet i përhershëm.

Pavarësisht kësaj, me fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve të Komunës së Prizrenit i uroj suksese, nxënie cilësore, të mveshur me kompetenca dhe shkathtësi që t’i dalin zot vetes. Gjithashtu i uroj prindërit e nxënësve për fillimin e vitit të ri shkollor, duke i siguruar që procesi i të nxënit do të jetë konform akteve ligjore me qëllim që nxënësit të përfitojnë kompetencat e duhura ashtu që të japin kontributin në zhvillimin e vendit tonë.

Nxënës dhe prindër, shkollat mezi ju presin, të përgatitura mirë me kushte optimale, me mësimdhënës profesional dhe tejet të përkushtuar. Ato mirëpresin edhe përfshirje më të madhe të komunitetit të prindërve në jetën shkollore. Të gjithë së bashku për nxënës të përgatitur për qytetari aktive dhe zhvillim të vendit. shkruan ajo./Rtv ‘’Besa’’/