Shkon në 12 numri i minatorëve të lënduar, dy me lëndime më serioze.

Gjatë ditës së sotme 12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës. Raportoeht se minatorët janë lënduar gjatë punës me acid.

Në anën tjetër, Nita Mustafa zëdhënësë e Spitalit të Mitrovicës, ka thënë se tetë prej minatorëve të lënduar janë duke marrë trajtim në emergjencë, ndërsa dy të tjerë janë transferuar në repartin e Oftamologjisë.

“Të njëjtit kane pësur lëndime serioze në sy”, ka thënë ajo për IndeksOnline.