Shkon në 6 numri i të arrestuarve në aksionin e djeshëm antidrogë të policisë
Policia e Kosovës ka realizuar dje një operacion në rajonin e Mitrovicës Jugore dhe në Fushë-Kosovë, i cili ka rezultuar dhe konfiskimin e mbi 56 kg substancave narkotike të llojit marihuanë.Policia ka njoftuar se numri i të arrestuarve në këtë operacion policor, ka shkuar në 6 shkruan Reporteri.net.Në mesin e tyre tre shtetas të Shqipërisë, nën dyshimet për shitblerje të narkotikëve.Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.“BLERJA, POSEDIM DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Fushë Kosovë dhe Mitrovicë, 09.02.2022 – 20:20. Me 20.04.2022 lidhur me rastin, janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj tre shtetas të Shqipërisë dhe tre kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit merreshin me shitblerjen e narkotikëve. Gjatë kontrollit në dy vetura dhe në një shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar: 56.81 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, katër automjete tri prej tyre me targa të Shqipërisë, tetë telefona celular, para të gatshme në euro, disa monedha Lek të Shqipërisë e Dinar të Serbisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.