Shkon në 6 numri i viktimave nga tërmeti në Kroaci

0

Një tërmet i fortë goditi sot Kroacinë qendrore, ndërkohë që mediat raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 6.


Autoritetet raportojnë se gjithashtu janë plagosur 20 persona. Më herët u raportua se ndër viktimat ishte edhe një fëmijë në Petrinja, ku ishte epiqendra e tërmetit.

Termeti-Kroaci Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë në disa vende fqinje të Kroacisë, duke përfshirë Slloveninë, deri në kryeqytetin austriak të Vjenës.

Termeti Kroaci Mediat kroate kanë publikuar pamje pas tërmetit në Kroaci, ku raportohet për disa godina të shembura. Ekipet e emergjencës janë shpërndarë në terren për të shpëtuar njerëz që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Termeti-Kroaci Po ashtu centrali bërthamor në Slloveni është mbyllur si masë paraprake pas tërmetit me magnitudë 6.3 ballë që ra në Kroaci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *