Shkuarja e hershme në amshim e kushëririt tonë, Shejh Syla, përbën një lajm të trishtë.

0

            Nga rrethi i njerëzve të mirë e shembull, na u shkëput edhe një i dashur e i mençur. Ishe familjarë, patriot e një fetar shumë i përkushtuar e këmbëngulës për dije.

Do të kujtoj jo vetëm si një nga kushërinjtë më të çiltër e të dashur, por edhe si njërin nga shokët e ngushtë të babës (ndjesë pastë). Lartësia burrërore, të qëndruarit vertikalisht, karakteristikë kjo e burrave të dinjitetshëm, dhe shumë të përbashkëta të tjera, sigurisht do t’u takojnë në botën e përtejme për të përfunduar çmalljen e munguar nga vdekja e tij.

Dite të nderosh e të vlerësosh. Ishe shembull për gjeneratën më të re, andaj as nuk e imagjinoj dot dhimbjen, jo vetëm të bashkëshortes suaj fisnike, të vajzave, por edhe më të rinjve. Ajo që të patëm të tillë na bën krenarë dhe lehtëson dhembjen.

I përkulem respektit, plotësisht të merituar! U prehsh i qetë në tokën e vendlindjes, të cilën aq shumë e deshe dhe s’e harrove asnjëherë! Pushofsh në Parajsë, shejh Syla! Do të mbetesh në kujtimet tona më të mira e të përjetshme!’’njofton gazetari e profesori Qazim Morina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *