Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë në Kroaci: Kërkuam nga presidenti kroat që të dalë garant për Thaçin dhe të tjerët
Drejtuesi i Unionit të Shqiptarëve dhe Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë të Kroacisë, Esad Çollaku, ka deklaruar se janë bërë tre muaj qe kur ai dhe kolegët e tij të shoqatës janë dukë bërë përpjekje për të ndihmuar në lirimin me kusht të ish luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen duke u gjykuar në Hagë.Në një intervistë për Info Magazinë në Klan Kosova, ai u shpreh se kanë bërë shumë shkrime dhe dërguar shumë letra të ndryshme ndaj Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të shteti kroat, sepse siç tha, vet kryetari i shtetit, Zoran Millanoviq, ka respekt të madh për ta pasi kanë dhënë kontribut në luftë atje dhe se i ka pranuar sugjerimet e tyre. “Në letrën e fundit që e kemi shkruar, kemi kërkuar që Millanoviq me autoritetin e vet të ndikojë në këto vendime që i merr Gjykata e Hagës atje dhe të jetë garant që ata të mbrohen në liri”.“Këto gjëra janë pak edhe sekrete se diplomacia e bën të veten, por ne si individë jemi optimistë që këta njerëz do ta marrin një mbikëqyrje të vogël nga shteti kroat”, dekalroi ai.Sipas Çollakut, shteti i Kosovës duhet të angazhohet në përkrahje ndaj tyre dhe se kjo nuk do të quhet ndërhyrje në drejtësi, duke e dhënë shembullin e shtetit të Kroacisë ndaj rastit të Ante Gotovinës, për të cilin tha se Kroacia gjithmonë ka dhënë garanca derisa Haga kishte vendosur që t’ia zhvendoste lëndën në Zagreb.