SHOQATA “ ESNAF “ PJESË E KOALICIONIT ANTIKORRUPCION-KODI I BIZNESEVE KUNDËR KORRUPCIONIT

                             Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF , ashtu si edhe më heret është e vendosur në rrugëtimin e saj për të luftuar dukurit negative që kontaminojnë ambientin e të bërit biznes dhe shoqërinë në përgjithësi. Nën organizimin e Institutit Riinvest në kuadër të projektit Integriteti I Sektorit Privat; korrupsioni nga ana e ofertës I cili mbështetet nga Aktiviteti I USAID per integritetin e komunave te Kosovës, Shoqata ESNAF pjesë e Asociacionet e bizneseve në Kosovës edhe një here dëshmoi vendosmërinë dhe përkushtimin e saj Kundër – Korupcionit duke nënshkruar Kodin e Bizneseve Kundër Korupcionit. Nënshkrimi I këtij kodi, si vlerë morale dhe etike është I rëndësisë së veçantë për komunitetin e biznesit në Kosovë sepse krijon një ambient të shëndoshë në të bërit biznes duke stimuluar investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë, luftimin e papunësisë me krijimin e vendeve të reja të punës, parandalimin e largimit të të rinjëve nga vendi dhe krijimin e mirëqenies për gjithë popullin. Nëpërmjet këtij Kodi nënshkruesit e tij zotohen se do të zbatojnë standardet më të avancuara të etikës , transparencës dhe të integritetit në aktivitetet e tyre biznesore dhe se do të shmangin me vendosmëri çdo formë të përfshirjes në raste të korrupsionit./www.QendraPress.com/