Shoqata ‘’Fidani’ vazhdoi  traditën e ‘’Ditët e Lidhjes’’ me pjesëmarrjen e  qindra  poetëve anekënd trojeve shqiptare 

               Manifestimi ‘’Ditët e Lidhjes’’ tashmë është bërë një lloj leje njoftimi. i poezisë  që  krijohet në Prizren e deklamohet në ditën më të madhe të kombit në përvjetorin  e Lidhjes  Shqiptare  të Prizrenit. Drejtori i Shtëpisë  Botuese ‘’Fidani’’ prof Berat Batiu, organizator i këtij eventi shumë të rëndësishëm kulturore  na rikujton se ‘’ Manifestimi letrar “Poeziada”, i cili u mbajt për herë të parë në vitin 1992 në Prizren, ka qenë një ngjarje e rëndësishme në jetën kulturore të Prizrenit dhe më gjerë. Nga viti 1997, me propozimin e sekretarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryesisë së klubit letrar “Fan Noli”, ky manifestim u emërtua “Ditët e Lidhjes”, për të nderuar dhe kujtuar ngjarjen e madhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në vazhdim mund të lexoni fjalimin e sekretarit të Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës, Milazim Krasniqit, të mbajtur në orën qendrore letrare të vitit 1997:

“Nga ky manifestim simpatik letrar mund të nxjerrim një mbresë të përbashkët, që ky manifestim ka shanse të mbijetojë dhe të shndërrohet në një ngjarje shumë të rëndësishme në hartën e shumë manifestimeve kulturore dhe letrare të Kosovës. Një arsye tjetër që na bën të besojmë në këtë është se Prizreni është njëri nga qytetet më të rëndësishme të tokave shqiptare, me një histori të lavdishme dhe me një traditë të jashtëzakonshme. Për këtë arsye, të gjithë krijuesit e Kosovës dhe të gjithë krijuesit e botës shqiptare në çdo kohë dhe me dëshirë do të merrnin pjesë në manifestimet që do të organizoheshin në Prizren.’’

Prandaj, kjo traditë  vazhdon. Mbrëmë  në këtë orë të madhe të Lidhjes prezantuan poete e shkrimtarë nga  të  gjithë hemisfera kombëtare e ku punimet e tyre i lexuan edhe poete  prizrenas. Ku punimet lexuan edhe ,Refki Reshitaj, Ilam Berisha,Berat  Batiu, Qazim Thaçi, Mirvete Kabashi Leku, e shumë të tjerë./www.QendraPress.com/