Shoqata TUKIAD, në bashkëpunim me shoqatën vëllazërore UTSIAD, ka përmbyllur me sukses një organizim katërditor pune.

Shoqata TUKIAD, në bashkëpunim me shoqatën vëllazërore UTSIAD, ka përmbyllur me sukses një organizim katërditor pune, i fokusuar në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve mes Kosovës, Turqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Si nikoqire e këtij organizimi, TUKIAD ka zhvilluar një sërë takimesh me biznese dhe përfaqësues institucionalë në të tri shtetet, duke prezantuar mundësitë konkrete të investimeve dhe partneriteteve ndërmjet sektorëve privatë.

Gjatë këtij aktiviteti, Kryetari i UTSIAD-it, z. Osman Servi, dhe Kryetari i TUKIAD-it, z. Ragip Çesko, u dakorduan që në muajin Prill të vitit të ardhshëm të organizohet një Panair B2B, i cili do të jetë i dedikuar ekskluzivisht për kompanitë e interesuara për investime dhe bashkëpunim në Kosovë.

Dy kryetarët, z. Çesko dhe z. Servi, u pajtuan gjithashtu të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit TUKIAD dhe UTSIAD do të zyrtarizohen si shoqata vëllazërore, me synim organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy shteteve mike.

Kryetari i TUKIAD-it, z. Ragip Çesko, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin dhe përkushtimin e palës turke, duke falënderuar në mënyrë të veçantë:

Kryetarin e UTSIAD-it, z. Osman Servi

Përgjegjësin për media dhe nënkryetarin, z. Adil Kocalan

Anëtarët e kryesisë së UTSIAD: z. Ayhan Hasret Budak, z. Murat Kurban, z. Murat Ozsoy, z. Ilker Karatas

Në shenjë mirënjohjeje, z. Çesko ndau pllaketa nderi për përfaqësuesit e UTSIAD-it, ndërsa nga ana tjetër pranoi një dhuratë simbolike në emër të UTSIAD-it.

Falënderim i posaçëm i dedikohet edhe anëtarëve të kryesisë së TUKIAD-it për mbështetjen dhe angazhimin e tyre:

z. Besim Xhambazi, z. Erhan Kotroni, z. Artan Krasniqi dhe z. Nazmi Arifi.

Në përmbyllje të takimit, kryetarët z. Ragip Çesko dhe z. Osman Servi riafirmuan përkushtimin e tyre që TUKIAD dhe UTSIAD të funksionojnë si dy shoqata vëllazërore, të bashkuara në vizion dhe qëllime të përbashkëta.

Me respekt,

Kryetari i TUKIAD/QendraPress/