Shpend Ahmeti tregon se sot nis zbatimi i fondit të bizneseve prej 5 milionë eurosh

0

Sot do të nis zbatimi i fondit 5 milionësh për bizneset.


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga ky fond do të përfitoj çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 5 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.

“Fondi i bizneseve prej 5 milion eurosh do të filloj zbatimin prej sot. Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka publikuar dhe vegzën për aplikim për të plotësuar të dhënat.

Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/

Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.

“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, shkruan Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *